Shqiptarët po blejnë më shumë ilaçe, por janë gjithnjë e më të sëmurë

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 03.03.2025, 17:14

Farmacistët shqiptarë thonë se një grup sëmundjesh kronike po njohin rritje në popullatë dhe kjo ka sjellë kërkesë të lartë nga qytetarët për blerjen e medikamenteve.

Si arsye për statistikat e vrazhda përmenden arsye të përcipta si “plakja e popullsisë dhe rritja e sëmundshmërisë”, ndërsa shkaqet e vërteta të degradimit fizik apo helmimit nuk dihen saktësisht.

Vitin që lamë pas në vendin tonë janë importuar 6200 tonë produkte farmaceutike, teksa 2024 shënoi edhe vlerën më të lartë që nga viti 2018 të barmave dhe pajisjeve mjekësorë të importuara në Shqipëri, në shumën 25 miliardë lekë.

Kjo kalon dhe shifrën e viteve të pandemisë Covid-19 që ndoshta do të thotë se ka diçka që nuk shkon me linjën kryesore të trajtimit të sëmundjeje ose të mbrojtjes së shëndetit.

Barnat e blera më shumë janë ato për hipertensionion, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabetin, ndërsa nga ato pa recetë me të preferuara janë anti-inflamatorët, qetësuesit, anti-gripalët dhe ato që qetësojnë për kollën.

Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT, sëmundjet e qarkullimit të gjakut, të zemrës dhe tumoret janë shkaku kryesor i vdekjeve në Shqipëri.

Ekspertët e lidhin rritjen e sëmundshmërisë në popullatë me përdorimin e alkoolit e duhanit, kequshqyerjen, si dhe mungesën e aktivitetit fizik, por gjithashtu faktorë më të fshehtë janë cilësia e dobët e ushqimeve, ndotja plastike në ajër, ujë, ushqim, veshje, produkte pastrimi e kozmetike.

Prandaj ekspertët sugjerojnë gjithashtu që njerëzit të marrin sa munden në dorë kontrollin e shëndetit të tyre studiuar atë që trupi ka nevojë dhe jo vetëm duke kapërdirë tableta që kanë shpesh efekte të padëshiruara.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit