Një aksident i frikshëm ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Xhyrë në Njësinë Administrative Hotolisht, në Librazhd.
Një automjet tip Benz me targë AA 950 RZ që po qarkullonte në rrugën kombëtare Librazhd – Prrenjas ka humbur papritur drejtimin e lëvizjes duke dalë jashtë korsisë.
Për pasojë mjeti është përplasur me mbrojtësen metalike të rrugës dhe trafikndarësja ka shpuar makinën mes për mes në krahun e pasagjerit.
Fatmirësisht drejtuesi ka qenë duke udhëtuar vetëm dhe nuk ka pësuar lëndime nga aksidenti i rëndë.
Nuk ka ende informacione mbi rrethanat e ngjarjes por policia është në vendngjarje dhe po heton aksidentin.