17-vjeçarja në telashe, postoi fotot intime të 18-vjeçarit

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 03.03.2025, 16:36

Like, Share, Burg?!

Sulmet në rrjete sociale sa vijnë edhe shtohen, pre e këtyre janë vetë të rinjtë që shantazhojnë njëri tjetrin. Kemi raportuar raste ku viktimat shpeshherë janë vajzat, por ndryshe ka ndodhur ditën e sotme, ku bëhet me dije se një vajzë 17 vjeçare është proceduar pasi publikoi në rrjetë sociale foto intime të një 18-vjeçari.

Ende nuk dihet marrëdhënia mes dy adoleshentëve, por ngjarja ka sjellë reagimin e menjëhershëm të autoriteteve.

Sipas policisë, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike kanë referuar materialet në Prokurori, duke nisur procedimin penal ndaj vajzës së mitur.

Ndërkohë, ky rast ka hapur sërish diskutime mbi privatësinë dhe pasojat ligjore të shpërndarjes së përmbajtjeve sensitive në internet. Autoritetet apelojnë për kujdes të shtuar në përdorimin e rrjeteve sociale, veçanërisht mes të rinjve.

Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit