“Kanë kapur Xhin! Nojzin e liruan” Policët dhe kriminelët flisnin në Sky Ecc

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 03.03.2025, 16:22

Detaje të reja janë zbardhur nga bisedat mes oficerit të policisë Shkëlzen Ruska me të kërkuarin Kristo Qirici, i cili ishte edhe kreu i një grupi kriminal. Në komunikimet e tyre përmes Sky Ecc, ata flasin për një dhomë hoteli ku Kristo shkruan që duhet të flasë me Mondin që siç thotë SPAK është Edmond Papa.

Oficeri i policisë i kërkon ndihmë Qiricit për të gjetur dikë te spitali infektiv pasi kishte te atin të prekur nga Covid-19. Pas disa ditësh i ati i efektivit ndërron jetë dhe kreu i grupit kriminal e ngushëllon.

Referencë për Sky ECC: Një tjetër oficer policie shprehet se në 2016 SHIK dëmtoi kultivimin e drogës duke dhënë informacion në polici. Shefi i Policisë Elvis Dervishi komunikon me Qiricin për të ndërhyrë në ngritjen në detyrë të një oficeri. Ish-Shefi i Policisë së Sarandës, Eljon Alushaj17 shtator 2020, komunikon për ndalimin e Xhino Nebit nga forcat "Shqiponja".

Xhino ia lë armën kushëririt të tij 15-vjeçar për të shmangur ndalimin. “Kanë kapur Xhin le ta mbajë ai i vogli 15 vjeç e ta nxjerrin Xhin, i thamë nxirre. Kishin bërë postbllok nëntë veta të Shqiponjave tek Spitali”. Oficeri jep udhëzime për ta nxjerrë Xhinon. Më pas i njwjti oficer shkruan se "Doli Nojzi".

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit