Një burrë 65-vjeçar është gjetur sot i pajetë në apartamentin ku jetonte prej disa vitesh në lagjen Partizani të qytetit të Elbasanit.
Policia dhe shërbimi zjarrfikës u njoftuan nga fqinjët e pallatit që nuk e kishin parë të dilte nga apartamenti gjatë ditëve të fundit.
Efektivët kanë hapur me forcë derën kryesore dhe e kanë gjetur burrin të pajetë në korridorin e apartamentit.
I ndjeri sipas tyre është identifikuar si shtetasi Halit Lleshanaku, 65 vjeç, ndërsa shkaqet e vdekjes së papritur nuk dihen dhe as nuk dyshohen akte kriminale.
Trupi i tij është dërguar në Morgun e Spitalit Rajonal të Elbasanit ku do t’i nënshtrohet autopsisë nga Mjekësia Ligjore.