Artistët e VV’së, diaspora preferon këngëtaren Edona Llalloshi para aktores Adriana Matoshi- Sa vota morën?

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 03.03.2025, 14:17

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar 66.31 për qind të votave me postë nga diaspora.

Lëvizja Vetëvendosje është subjekti politik më i votuar nga votat e diasporës, me 52,72 për qind nga 66,31 për qind të vendvotimeve të numëruara.

Nga votat me postë, këngëtarja e cila po kandidon për herë të parë si deputete, Edona Llalloshi, po radhitet në mesin e 15 më të votuarve nga Lëvizja Vetëvendosje tek votat me postë.

Ajo ka marrë 3,926 vota nga votimi me postë, prej 66,31 për qind të tyre të numëruara.

Ndërkaq, Adriana Matoshi, deputetja aktuale e VV’së, ka 1,383 vota nga votat me postë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit