Aksident në autostradën Thumanë-Fushë Krujë, një i vdekur

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 03.03.2025, 14:14

Një aksident tragjik ka ndodhur mesditën e së hënës në autostradën Thumanë-Fushë Krujë, ku një person ka humbur jetën. Viktimë ka mbetur një burrë 77-vjeçar, i cili ishte duke ecur në anën e rrugës.

Përplasja është shkaktuar nga një automjet, drejtuesi i të cilit ka larguar menjëherë vendin e ngjarjes. Autoritetet po punojnë për të zbuluar mjetin që ka shkaktuar aksidentin dhe për të identifikuar personin përgjegjës për këtë ngjarje të rëndë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit