Në një denoncim që ka mbërritur në redaksinë tonë, qytetarët po përballen me vështirësi të mëdha për shkak të problemeve në sistemin doganor të Shkodrës. Një shofer, i cili ka blerë dhe zhdoganuar makinën që prej datës 26 shkurt, na shkruan se, deri më sot, më 3 mars, sistemi i regjistrimit nuk ka funksionuar ende.
Ai denoncon se makina e tij dhe të tjera kanë mbetur të bllokuara pa targa, ndërkohë që nuk kanë mundur të regjistrojnë as dokumentacionin dhe as të fillojnë përdorimin e automjeteve të reja. Ai shprehet i shqetësuar për mungesën e informacionit dhe shpjegimeve rreth kohës kur mund të funksionojë sistemi dhe kur mund të realizohet regjistrimi i makinave.
Përveç shqetësimeve për bllokimin e automjeteve, qytetari kërkon që autoritetet të reagojnë shpejt dhe të zgjidhin problemin që ka prekur shumë qytetarë, pasi kanë kaluar tashmë disa ditë pa mundur të përdorin makinat e tyre.
Mesazhi i plotë:
"Pershendetje JOQ. Kemi qe te me dt 26 qe kam marre nje makine dhe e kam zhdoganuar, vijme ne Shkoder dhe na thojne nuk ka sistem dogana, akoma sot qe jemi me dt 3 Mars nuk po funksionon. Na kane ngel makinat para targe dhe dokumentacio. Dhe si gezojme ti perdorim. Asnje shpjegim, se sa zgjate apo kur mund te fillojne regjistrimin. Si une jane shume ketu.. ju lutem nese ngrini zerin per ne e shpresojme ti bien ne sy e te veprojne me shpejt. Respekte. Akoma sot nuk funksionojne. Ato na thojne qe nuk punon sistemi i doganes. Nuk kane hedh te dhenat ne sistem. Kemi lene punen ka 4 dite".