Qytetarë të Malësisë së Madhe denoncuan sot në redaksi dyfishimin e papritur të faturave të energjisë elektrike për muajin janar, ndërsa për ankesat tyre përgjegjësit përpiqen t’ia hedhin fajin zyrave qendrore.
Në faturat e dërguara në redaksi shihet sesi shumat nga 6000 lekë deri në 7000 të vitit të shkuar, ngrihen në mbi 15 000 lekë në muajin janar, megjithëse konsumi është i njëjtë dhe dimri nuk ka pasur të ftohtë.
Rritja artificiale e shumës në faturë pranohej dhe nga faturuesi që kontrollon sahatet në banesat e qytetarëve, i cili tha se “gabimi vjen nga qendra në Tiranë”.
Por në shumë raste të tilla qytetarët detyrohen të paguajnë shumat abuzive e të pajustifikuara, prej ‘murit’ të burokracisë që kanë ngritur autoritetet.
Qytetarë që bien pre e tentativave të tilla abuzimi, nxiten të kontestojnë kërkesat abuzive për para dhe të pretendojnë të drejtën e tyre transparencës për shërbimet publike.
Denoncimi:
“Janari dyfish me muajt e tjeret, gjithmon faturat kan qene 60-70 mij lek ne muaj, Kemi bere ankesën dhe na kan then qe i ka kaluar Tirana kështu, Jan arketuar nga Tirana kështu. Edhe vjet ne 2023-2024 keshtu ka ndodhur, jo me larg se dje kemi folur me ate qe shikon sahatin cdo muaj, the tha qe i kan kaluar nga Tirana”