Shtohen rastet e dhunës në familje, mbi 2,000 raste të referuara në Prokurori brenda vitit

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 03.03.2025, 12:46

Dhuna në familje mbetet një shqetësim serioz, me një rritje të rasteve të raportuara nga viti në vit. Gjatë vitit 2024, janë referuar në Prokurori 2,139 raste, një rritje prej 228 rastesh krahasuar me vitin 2023. Rritja e numrit të rasteve të referuara lidhet edhe me ndërgjegjësimin më të madh të shoqërisë.

Dhuna prek të gjitha grupmoshat, por më të rrezikuarat mbeten gratë dhe vajzat, veçanërisht ato të moshës 28-45 vjeç. Përveç faktorëve ekonomikë, socialë dhe psikologjikë, edhe teknologjia po ndikon në përhapjen e dhunës, duke krijuar presion dhe stres të shtuar në jetën e përditshme.

Parandalimi i dhunës kërkon masa të forta edukative, që duhet të nisin në moshë të hershme për të ndërtuar një kulturë të refuzimit të dhunës. Ndërkohë, politika dhe shërbimet mbështetëse duhet të jenë më të aksesueshme për viktimat, duke garantuar mbrojtjen dhe rehabilitimin e tyre. Rritja e numrit të urdhrave të mbrojtjes është një tregues i qartë i nevojës për mbështetje të vazhdueshme ndaj atyre që përballen me këtë fenomen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit