Pronat e konfiskuara në Tiranë kapin vlerën 7,3 mln euro në dy vitet e fundit

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 03.03.2025, 12:28

Në Tiranë, vlera e pronave të konfiskuara nga krimi i organizuar dhe korrupsioni për periudhën 2022-2024 arrin rreth 7,3 milionë euro, sipas vendimeve të Gjykatës së Posaçme të Apelit. Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) ka publikuar për herë të parë një katalog me pronat e konfiskuara në 16 qytete të Shqipërisë, përfshirë Durrësin, Shijakun, Kavajën, Fierin, Vlorën, Shkodrën dhe Elbasanin.

Katalogu përmban një listë të detajuar të pronave të sekuestruara me vendim gjykate të formës së prerë, duke ofruar informacion mbi llojin, vendndodhjen dhe statusin e tyre aktual. Sipas Ligjit Nr. 34/2019, këto pasuri kalojnë në pronësi të shtetit dhe mund të shiten ose të jepen me qira, duke gjeneruar të ardhura për buxhetin e shtetit.

Pas sekuestrimit, Agjencia kërkon kalimin e pronave në favor të shtetit brenda 30 ditëve dhe përgatit një raport mbi administrimin e tyre. Këshilli i Ministrave përcakton më pas kriteret dhe procedurat për dhënien në përdorim ose shitjen e tyre. Të ardhurat nga këto pasuri sigurohen përmes qirasë, administrimit ekonomik, interesave bankare dhe shitjeve, duke u kthyer në një burim të rëndësishëm financiar për shtetin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit