Banorë të fshatit Flloq në Cërrik denoncuan sot bllokimin e rrugës së tyre nga një mjet i rëndë i bashkisë së qytezës që prej një muaji zë gjysmën e gjerësisë duke vështirësuar e rrezikuar kalimin e vendasve.
Për të përkeqësuar më shumë situatën, ata tregojnë sesi kryeplaku i fshatit ka zënë me gardhe tokat pranë rrugës duke i kthyer në prona private të mbjella me ullinj.
Ngushtimi rrugës nga gardhi shihet që bëhet në pjesën e një kthese të fortë, çka rrit rrezikun e aksidenteve dhe ngadalëson qarkullimin.
Bashkia e Cërrikut nuk i është përgjigjur ankesave të banorëve për eskavatorin e braktisur në rrugën e tyre, prandaj vendasit kërkojnë që zyrtarët të kryejnë detyrën ndaj komunitetit e të mos shfrytëzojnë postet e tyre për ta dëmtuar atë.
Zvarritja e punimeve dhe hapja e rrugëve nga bashkitë shqiptare, është denoncuar shpesh në redaksi, si një problem serioz i krijuar për qytetarët nga zyrtarët që supozohet se janë në shërbim të tyre.
Prandaj ata i bëjnë thirrje zyrtarëve të realizojnë detyrimet ndaj shqiptarëve dhe jo t’i dëmtojnë, varfërojnë apo shtypin bashkëkombasit në favor të partive e fushatave elektorale.
Denoncimi:
“Prsh joq, dua te bej nje ankes ne fshatin Floq, Cerrik eskavatori i bashkis ka nje muaj qe esht prishur e kan len ne mes te rrugës dhe me zor kalojm. Dhe tjetra, ne kthes te rruges kan mbell ullinj e kan zaptu kryeplaku fshatit se hap gojen"