Aksidenti tragjik në Elbasan: Përkeqësohet gjendja e 3 të plagosurve, nisen me urgjencë në Tiranë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03.03.2025, 09:28

Gjendja e tre prej pesë personave të plagosur nga aksidenti i rëndë në aksin "Elbasan-Peqin" është rënduar, dhe ata janë dërguar në Spitalin e Traumës për ndërhyrje të specializuar.

Aksident tragjik ndodhi ditën e djeshme, kur një mjet tip “Benz” u përplas me një furgon pasagjeresh për shkak të lagështisë në rrugë dhe shpejtësisë së lartë të mjeteve.

Në total, 5 persona mbetën të plagosur, ndërsa 9 të tjerë pësuan dëmtime të lehta. Ndërkohë, nga ky aksident humbën jetën një nënë dhe djali i saj, që ndodheshin në mjetin tip “Benz”.

Ky aksident ka tronditur komunitetin dhe ka ngritur shqetësime lidhur me kushtet e sigurisë në rrugë, veçanërisht në kushtet e motit të keq. Policia dhe autoritetet përkatëse po hetojnë për shkaqet e aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit