Vëllai i Unikkatilit, Mentor Palokaj, u gjet pa shenja jete sot (e diel) në një banesë në Prishtinë.
Policia konfirmoi rastin, ndonëse vdekja e tij u konstatua në vendin e ngjarjes.
Për ata që nuk e dinë, Mentori ishte po ashtu reper dhe ka qenë i njohur me nofkën ‘Tee’, si pjesë e grupit TBA.
Unikkatili me të vëllanë kanë bashkë edhe disa hite, që mbeten akoma të pavdekshme për fansat e tyre dhe publikun.
Disa nga këngët e tyre janë:
“Fjalët e pavdekshme”
“I Smut”
“Sun Um Prek”
“Jeta s’osht film”
“Na thej”