Bota e estradës u trondit ditën e sotme me ndarjen e papritur nga jeta të Mentor Palokajt, i njohur me nofkën artistike Tee.
Policia raportoi se ai është gjetur pa shenja jete në një banesë në lagjen Arbëria rreth orës 18:00.
Jo zyrtarisht, mësohet se mbidoza e susbtancave narkotike është arsyeja e ndarjes nga jeta, megjithatë kjo do të konfirmohet pas raportit të autopsisë.
Ndarja nga jeta e vëllait të Unikkailit ka shkaktuar mjaft reagime në rrjet, pasditen e sotme.
Fansa e artistë kanë shprehur ngushëllime, të tronditur nga ngjarja e rëndë.
Mentori ishte 42 vjeç.