Një rast mashtrimi me kartëmonedha false ka mbërritur si denoncim në redaksinë e JOQ Albania.
Sipas qytetarit që ka raportuar ngjarjen, një i ri është paraqitur dy herë radhazi në dyqanin e tij, duke paguar me kartëmonedha false 50-euroshe për të blerë një paketë Marlboro Gold.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në zonën e ish-Gardës, pranë hyrjes së Liqenit Artificial në Tiranë.
Denoncuesi ka dërguar edhe një video ku shihet momenti kur i riu i dorëzon shitëses kartëmonedhën false.
Ai kërkon që mashtruesi të kthejë paratë mbrapsht, përndryshe do ta denoncojë rastin në polici.
Më poshtë, denoncimi i plotë i qytetarit:
"Përshëndetje JOQ. Ky person ka paguar me euro false. Nëse ka mundësi, postojeni dhe vini në dijeni publikun. Nëse nuk sjell lekët, do ta denoncoj në polici. Ju lutem postojeni. Ka ndodhur dje, te hyrja e Liqenit, pranë ish-rrethit të Gardës. Ka ardhur dy herë dhe ka blerë Marlboro Gold. Eurot janë me të njëjtën seri."