Një apel prekës ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania për 28-vjeçaren Florjana Islamaj, e cila prej vitesh vuan nga fibroza cistike.
Gjendja e saj është përkeqësuar ndjeshëm ditët e fundit, pasi mushkëritë e sëmura nuk po arrijnë të furnizojnë trurin me oksigjen, duke e vendosur në një rrezik të madh për jetën.
E lindur në Golëm të Gjirokastrës, Florjana ka përballuar një jetë të vështirë, pasi humbi prindërit në moshën 10-vjeçare.
Familjarët e saj kanë hapur një fushatë në GoFundMe, duke bërë thirrje për ndihmë që Florjana të ketë një shans për trajtim mjekësor në Itali dhe një mundësi për jetë.
Çdo ndihmë, sado e vogël qoftë, mund të bëjë diferencën për jetën e saj.