Qentë nuk janë budallenj, nëse i gënjen njëherë, s’të besojnë më!”

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 02.03.2025, 18:00

Një studim i fundit nga Universiteti i Kyotos në Japoni ka zbuluar se qentë humbasin besimin ndaj njerëzve që i mashtrojnë. Studiuesit, të udhëhequr nga Akiko Takaoka, testuan 34 qen për të parë reagimet e tyre ndaj informacionit të rremë.

Në eksperiment, fillimisht qentë u udhëzuan saktë drejt ushqimit, duke fituar besimin e tyre. Më pas, studiuesit i mashtruan duke treguar një enë bosh. Kur në raundin e tretë u përpoqën t’u tregonin përsëri vendndodhjen e ushqimit, qentë refuzuan të reagonin. Kjo tregon se qentë janë të aftë të identifikojnë njerëzit e pabesueshëm dhe të mos i ndjekin më.

Sipas studiuesve, kjo inteligjencë sociale është zhvilluar gjatë mijëra viteve bashkëjetesë me njerëzit. Ekspertët këshillojnë që pronarët të jenë të sinqertë me qentë e tyre, pasi ata kërkojnë qëndrueshmëri dhe mund të zhvillojnë problemet me sjelljen nëse trajtohen në mënyrë kontradiktore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit