Policia italiane ka arrestuar katër shtetas shqiptarë, të akuzuar për përfshirje në një përleshje në grup, për motive ende të panjohura.
Sipas mediave lokale, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 18:00 në ‘Piazza Castello’. Shkaqet e sherrit mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë informacion shtesë mbi rrethanat e përplasjes.
Disa kalimtarë ishin dëshmitarë të incidentit, ndërsa në vendngjarje ndërhynë edhe forca të tjera të rendit.
Paraditen e së shtunës, të arrestuarit u vunë nën akuzë dhe pritet të dalin para Gjykatës së Vercellit për t’u përballur me drejtësinë.