Tirana, në kaos trafiku dhe transporti publik jocilësor

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 02.03.2025, 16:48

Qytetarët e Tiranës përballen çdo ditë me trafik të rënduar, kushte të papërshtatshme transporti publik dhe mungesë hapësirash parkimi. Një sondazh i realizuar në janar nga Monitor.al, përmes platformës ECR, tregoi se 97% e të anketuarve e konsiderojnë trafikun si të rënduar ose shumë të rënduar.

Makinat mbeten mjeti kryesor i transportit, me 72% të të anketuarve që i përdorin ato për arsye komoditeti, kursimi të kohës dhe mungesës së një transporti publik efikas. Vetëm 9% zgjedhin transportin publik, ndërsa 13% lëvizin në këmbë dhe 6% me biçikletë. Kryesoret ndër shqetësimet e qytetarëve janë vonesat e gjata në trafik, mungesa e hapësirave për parkim dhe cilësia e dobët e autobusëve urbanë, të cilët shpesh janë të mbipopulluar dhe pa ajër të kondicionuar.

Në vitin 2024, në Tiranë u regjistruan 41 mijë mjete të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të mjeteve aktive në kryeqytet në rreth 330 mijë. Me një raport prej 550 makinash për 1000 banorë, Tirana pothuajse barazohet me mesataren e Bashkimit Europian, ndërsa kapacitetet rrugore mbeten të njëjta ose janë ngushtuar për shkak të korsive të biçikletave.

Alternativat e transportit janë të kufizuara, duke detyruar shumë qytetarë të përdorin makina private për shkak të mungesës së një sistemi efikas të transportit publik. Përmirësimi i infrastrukturës dhe optimizimi i transportit urban mbeten sfida të mëdha për lehtësimin e situatës aktuale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit