Zbulohet shqiptari! Fshihte kokainën në trungun e lajthive

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 02.03.2025, 16:44

Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali për prodhim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike, në bashkëpunim me një 24-vjeçar, po ashtu shqiptar. Ata u kapën nga policia në zonën e Vairano Scalo, ku droga fshihej mes pemëve me lajthi. Gjatë kontrollit, në makinën me qira të drejtuar nga i riu u gjetën 1710 euro cash, ndërsa në tokat pranë u sekuestrua një kavanoz me 56 doza kokainë, me peshë totale 100 gramë.

Ndërkohë, 35-vjeçari është arrestuar, ndërsa 24-vjeçari po procedohet në gjendje të lirë. Autoritetet italiane po vijojnë hetimet për të zbardhur të gjithë rrjetin dhe mënyrën e funksionimit të trafikut të drogës në këtë zonë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit