Irini nuk kishte kohë të kujdesej për kushtet e spitalit!

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 02.03.2025, 15:49

Në Spitalin e Peshkopisë, pacientët trajtohen në kushte "luksoze" mes mykut, lagështirës dhe mungesës totale të higjienës. Dhomat e tyre, që më shumë ngjajnë me bodrume të braktisura sesa me ambiente spitalore, janë "shembull" i përkushtimit për kujdesin shëndetësor. Por duket se dikush nuk ka pasur kohë për t’u marrë me këto "detaje të vogla".

Drejtoresha e spitalit, Irini Shehu, ishte shumë e angazhuar me “punë më të rëndësishme”. Në vend që të merrej me përmirësimin e kushteve, ajo kishte zgjedhur një mënyrë më "origjinale" për të kaluar ditën: përplasje me kolegët! Ajo arriti deri aty sa të godiste ekonomistin e spitalit.

Por shfaqja nuk mbaron këtu. Infermierët e institucionit e kanë denoncuar atë për përndjekje dhe presion psikologjik, pasi, përveç të qenit drejtoreshë, duket se kishte vendosur të ishte edhe "trajnere motivimi" me metoda të diskutueshme.

A është shkarkuar ajo nga posti i drejtueses? E vetmja gjë që mbetet është të shpresojmë se tashmë dikush do të ketë kohë për atë “çështje të vogël” që quhet shëndeti i pacientëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit