Ramadani: Kosova me Shqipërinë e Kroacinë ta ndërtojnë Mbrojtjen e Mençur Ballkanike

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 02.03.2025, 18:39

Burim Ramadani, një njohës i çështjeve të sigurisë, ish kryeinspektor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë thotë se Kosova, Shqipëria dhe Kroacia duhet të ndërmarrin hapa për ndërtimin e “Mbrojtjes së Mençur Ballkanike”.

“Kosova me Shqipërinë dhe Kroacinë të ndërtojnë Mbrojtjen e Mençur Ballkanike. Kësaj, më pas t’i bashkohet Maqedonia e Veriut e më pas Mali i Zi. Ndërsa, Bosnja e Hercegovina të jetë pjesë aktive e shkëmbimit”, shkroi ai në një postim në Facebook.

Ramadani thotë se “ky mund të jetë konceptimi më autentik i Mbrojtjes demokratike të Ballkanit”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit