“Për pak sa nuk thyem qafën”, rrugët në Kamëz si ‘bombë me sahat’, ku është Rakip Suli?

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 02.03.2025, 00:03

Një denoncim shqetësues ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania për gjendjen skandaloze të rrugëve në Kamëz.

Një qytetar i revoltuar tregon sesi një gropë e madhe në mes të rrugës për pak sa nuk shkaktoi një aksident që mund të kishte qenë tragjik.

Denoncuesi shprehet se po udhëtonte me motor me pasagjer pas, së bashku me një tjetër motorist gjithashtu me pasagjer pas, kur për pak sa nuk “thyen qafën” për shkak të një grope të thellë, e cila nuk është rregulluar nga autoritetet. Për fat të mirë, ata nuk pësuan lëndime, por paniku dhe dëmet materiale ishin të pashmangshme.

Dëshmia e qytetarit për JOQ Albania:

"Desh u rrëzuam të dy, kishim dhe pasagjer pas. Do e postojmë për pak. Pësuat lëndime? Shyqyr, lëndime jo, dëme materiale pak. Dhe pasagjerët të frikësuar mezi morën veten."

Gjendja e rrugëve në Kamëz duket se është një 'bombë me sahat', dhe neglizhenca e Bashkisë mund të sjellë pasoja fatale. A duhet të ndodhë një tragjedi që institucionet të marrin masa?

Bashkia Kamëz, a do të veproni përpara se të jetë tepër vonë?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit