Rrezik për fëmijët në Fier: Kabina elektrike e hapur, banori bën apel për ndërhyrje urgjente!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 01.03.2025, 23:23

Një problematikë serioze që lidhet me sigurinë e fëmijëve dhe qytetarëve ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga lagjja Sheq i Madh në Fier.

Një kabinë elektrike qëndron e hapur çdo ditë pranë një zone ku luajnë fëmijët, duke përbërë një rrezik të madh për jetën e tyre.

Në videon e dërguar nga një banor i lagjes, duket qartë se kabina nuk është e mbyllur dhe mund të ketë kontakt me rrymën elektrike, një situatë alarmante që mund të shkaktojë një tragjedi në çdo moment.

Banori tregon se është përpjekur ta lidhë derën me një litar, por kjo nuk është një zgjidhje e sigurt dhe kërkon ndërhyrje urgjente nga autoritetet për ta mbyllur siç duhet.

Më poshtë denoncimi i plotë i qytetarit:

"Përshëndetje, jam një djalë nga Fieri, lagjja Sheq i Madh. Më shqetëson kjo kabina elektrike ku fëmijët luajnë pranë saj, ajo rri e hapur çdo ditë dhe në atë vend ka korrent. Ju lutem të merren masa. E lidha me një litar, por duhet të rri e mbyllur çdo ditë. Ju lutem postojeni, i kam pak të praptë fëmijët e lagjes, më kujtojnë veten. Ra topi në një shtëpi të pa banuar dhe njëri shkoi brenda duke u hedhur nga muri."

JOQ Albania i bën thirrje OSHEE-së dhe institucioneve përkatëse të marrin masa menjëherë për të shmangur ndonjë fatkeqësi të mundshme!

A duhet të presim të ndodhë ndonjë tragjedi që institucionet të veprojnë?!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit