Po lufton prej vitesh me tumorin agresiv në tru, 25-vjeçari ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 01.03.2025, 21:49

Një apel prekës ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku Kujtime Tema, kërkon ndihmë për vëllain e saj Alfred Tema, i cili po lufton me një sëmundje të rëndë dhe kërcënuese për jetën.

Alfredi, vetëm 25-vjeç, po përballet me një betejë të pamëshirshme ndaj një tumori të rrallë dhe agresiv në tru, të quajtur Kraniofaringeoma.

Sëmundja iu diagnostikua kur ai ishte vetëm 15-vjeç dhe që nga ajo kohë jeta e tij ka qenë një kalvar i gjatë vuajtjesh, me shtatë operacione të rënda në tru. Fatkeqësisht, sot ai ka humbur plotësisht shikimin dhe nuk mund të marrë frymë nga hunda, ndërsa mjekët në Shqipëri nuk mund t’i ofrojnë më trajtimin e duhur.

E vetmja shpresë për Alfredin është një spital privat në Turqi, ku mund të marrë trajtimin e specializuar që i nevojitet për të mbijetuar. Por kostoja e lartë e trajtimit është një pengesë e madhe për familjen e tij, e cila nuk mund ta përballojë këtë shpenzim pa ndihmën e njerëzve zemërgjerë.

Çdo ndihmë, sado e vogël, mund të bëjë një ndryshim të madh për jetën e tij. Mbështetja juaj financiare është shpresa e vetme për Alfredin dhe familjen e tij.

I bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve të bashkohen në këtë kauzë dhe të ndihmojnë Alfredin të fitojë këtë betejë jetike.

Alfredi ka nevojë për ne, të mos e lëmë vetëm në këtë luftë!

KLIKO KËTU PËR TË DHURUAR

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit