Qytetarët që kalojnë në aksin Thumanë-Kashar kanë denoncuar se koncesionari G2, në pronësi të oligarkut Bashkim Ulaj, lëshon fatura jo fiskale, pa kod QR, duke ngritur dyshime mbi transparencën e të ardhurave dhe shmangien e detyrimeve tatimore.
“Për të disatën herë, faturat nuk janë fiskale! Ligji kërkon kod QR, por këto nuk e kanë,” shkruan një qytetar në redaksinë e JOQ Albania.
Kjo praktikë ngre pikëpyetje mbi regjistrimin e të ardhurave nga ky koncesion dhe sjell dyshime të forta për shmangie të taksave. A do të ndërhyjnë institucionet apo do të heshtin si gjithmonë?
Mesazhi i plotë i qytetarit:
"Përshëndetje JOQ! Për të disatën herë, faturat e lëshuara nga shoqëria koncesionare G2 në aksin Thumanë-Kashar nuk janë fiskale. Sipas legjislacionit fiskal në Shqipëri, një faturë shitje fiskale duhet të përmbajë një kod QR, por këto që japin ata nuk e kanë. Si ka mundësi që një kompani e tillë abuzon hapur me qytetarët dhe askush nuk reagon?"