Ushtarët shqiptarë dhe hungarezë të KFOR-it stërviten kundër zjarrit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 01.03.2025, 19:23

Ushtarët shqiptarë dhe ata hungarezë të KFOR-it kanë kryer aktivitete stërvitore në Kampin e Novosellës, për të ruajtur gatishmërinë e tyre të lartë operacionale.

Në një njoftim në Facebook, KFOR-i thotë se ushtarët shqiptarë nga Komanda Rajonale-Perëndimore dhe hungareze, trajnerë nga Batalioni Rezervë Taktike i KFOR-it, të misionit të udhëhequr nga NATO, zhvillojnë rregullisht aktivitete stërvitore të zjarrit në Kampin e Novosellës.

Këto aktivitetet, sipas KFOR-it, zhvillohen për të ruajtur gatishmërinë e lartë operacionale.

“Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, njofton KFOR-i.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit