“Mjes, drekë e darkë“, vetëm kjo fytyrë na del kudo

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 01.03.2025, 17:32

Nëse do të kishim një monedhë për çdo herë që shohim fytyrën e Edi Ramës në media, sot do të ishim më të pasur se çdo oligark në Shqipëri. Çfarëdo të ndodhë, një gjë është e sigurt: Kryeministri është gjithmonë aty, për të na "ndriçuar" me urtësinë e tij të pashtershme.

Gjithçka nis që në mëngjes, me ritualin e përditshëm të "Sy më sy" – një rubrikë në Instagram që është një përzierje mes Big Brother-it dhe një predikimi fetar. Aty, Rama i lexon mesazhet e popullit (ose të stafit të tij që bën sikur është populli) dhe i përgjigjet me qetësinë e një filozofi që sapo ka zbuluar kuptimin e jetës.

Pastaj vjen dreka. Nuk ka rëndësi çfarë hani ju – byrek apo bukë thatë – sepse menuja e mediave është gjithmonë e njëjta: Edi Rama duke folur. Në një konferencë, në një vizitë, në një ceremoni, në një inagurim, në një analizë filozofike mbi jetën, artin dhe drejtësinë. Por, këto ditë, menynë e ka zgjeruar edhe me një specialitet të ri: sulme ndaj SPAK-ut.

Por nuk mbaron këtu! Në darkë, kur njerëzit mundohen të pushojnë pak nga realiteti, del Kryeministri prapë, duke folur për gjithçka, nga urbanistika tek drejtësia, nga pikturat tek ekonomia, nga Putini tek Marsi. Një lloj Google-i shqiptar, por që të nxjerr gjithmonë të njëjtin rezultat: Ai ka gjithmonë të drejtë dhe ne nuk e kuptojmë sa fat kemi që e kemi.

Dhe nesër? E njëjta histori. Mëngjes, drekë e darkë. Edi Rama do të jetë aty.
Kjo nuk është më politikë – është një reality show pa fund, ku ne jemi thjesht spektatorë të lodhur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit