Teksa gjyqi i vdekjes së legjendës argjentinase të futbollit nis këtë muaj, e bija e Diego Maradona, Dalma, bëri thirrje për drejtësi në një transmetim televiziv dhe shtonte se familja e saj 'jeton në frikë nga krimi i organizuar'.
Futbollisti i njohur vdiq në 2020, dy javë pas një operacioni për një gjakderdhje në tru dhe asokohe Dalma Maradona tha se i ati u vra nga “mafia mjekësore”.
Familja e saj ka paditur për neglizhencë mjekët që kujdeseshin për futbollistin duke cituar parregullsi serioze në trajtimin e 60-vjeçarit. Dje ajo shtonte se ajo vetë dhe nëna e saj jetojnë në frikë nga ‘mafia që kontrollon gjithçka’.
“Nëna ime ka frikë”, tha ajo në transmetimin e Angel Responde. “Ka frikë nga mafia që kontrollon gjithçka, ata kanë para dhe pushtet, por unë nuk merakosem. Unë e di kë kam përpara, nuk do të hesht. Mamaja më thotë gjithmonë të hesht, sepse ka frikë, por unë nuk mund ta bëj sepse i detyrohen këtë babait tim”.
Më herët Dalma ka thënë se babai i saj u vra “vrasës me pagesë” që shkaktuan vdekjen e tij dhe mbuluan provat e abuzimit profesional.
Në prill 2023 u njoftua gjyqi për tetë doktorë e infermierë që kanë shkaktuar vdekjen e Maradonës gjatë kujdesit të gabuar në orët e fundit të jetës, për çka ata përballen me deri në 25 vjet burg.
"Mamaja më thotë gjithmonë të hesht, sepse ka frikë, por unë nuk mund ta bëj sepse i detyrohen këtë babait tim”, tha Dalma Maradona.