Janë zbuluar detaje të reja për vrasjen e 24-vjeçares Rayyan Aluan.
Fillimisht u dyshua se autor i ngjarjes ishte bashkëshorti i saj, por më pas u konfirmua se i dyshuari kryesor është babai i saj, Fadi Aluan. Ngatërresa fillestare erdhi për shkak të mbiemrit të njëjtë që mbanin viktima dhe autori.
Pas kryerjes së krimit në apartamentin e marrë me qira pranë bllokut të ambasadave, Fadi Aluan u largua nga Shqipëria. Ai fillimisht udhëtoi drejt Greqisë dhe më pas vijoi rrugën drejt Holandës, duke i shpëtuar autoriteteve.
Ndërkohë, hetuesit po vazhdojnë punën për të zbardhur të gjitha rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike dhe për të kapur autorin, i cili është ende në arrati.