Një legjislacion i ri në Turqi kërkon përcaktimin e shkruar të “seksit biologjik” të njerëzve dhe dënon si krim promovimin e të drejtave të grupeve LGBTQ.
Sipas dokumentit të ministrisë së drejtësisë ligji dënon me burg edhe ata që kryejnë ceremoni të martesave të të njëjtit seks.
Një nga parashikimet e ligjit kërkonte që “një person që promovon, inkurajon ose lavdëron mendësi në kundërshtim të seksit biologjik në lindje, apo moralit publik, dënohet me një deri në tre vjet burgim”.
"Nëse dy persona me seks të njëjtë kryejnë ceremoni fejese, martese, dënohen me burg një vit e gjysmë deri në katër vjet, thuhet në dokument.
Megjithëse dokumenti nuk ka shkuar ende në parlament, zhvillimi vjen pasi presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan njoftoi se 2025 do të jetë “Viti i Familjes” prandaj do të ketë një fushatë të gjerë kundër tendencave të dëmshme dhe ideologjive perverse.
Propozimet raportohet se kanë alarmuar aktivistët LGBTQ disa prej të cilëve e konsiderojnë si sulm ndaj komunitetit të tyre.
Megjithëse nuk ka mbështetje të madhe për grupet LGBTQ në Turqi, më parë ka pasur rregullisht njerëz të famshëm transseksualë, që rrjedhimisht janë bërë të heshtin vitet e fundit.
Duke prezantuar iniciativën e “Vitit të Familjes” muajin që shkoi, Erdogan tha se të drejtat LGBTQ janë përdorur si një ‘shkop gome’ për të shkatërruar institucionin e familjes dhe identitetin e vërtetë njerëzor.