Një burrë rreth 60-vjeç raportohet se ka humbur jetën sot në Tiranë pasi dyshohet se ra në gropën me ujë në një pallati të papërfunduar.
Ngjarja shokuese ka ndodhur në rrugën “Haxhi H. Dalliu” pranë prokurorisë së Tiranës, ndërsa viktima ende nuk është identifikuar.
Policia tha se është në vendngjarje dhe po heton mbi rrethanat e rastit tragjik:
“Në rrugën “Haxhi H Dalliu” në një pallat ende të papërfunduar, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në një gropë me ujë dhe për pasojë ka humbur jetën një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 60 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e tij dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”.