Muaji i shenjtë e Ramazanit ka nisur sot për besimtarët shqiptarë dhe të të gjithë botën me agjërimin tradicional nga lindja deri në perëndim të diellit.
Por megjithëse aktiviteti i privimit nga ushqimi e uji bëhet në nxitje të reflektimit, durimit, dhembshurisë e afrimit me dashurinë e Zotit, agjërimi është përdorur gjithashtu prej kohëve të lashta si një mjet shërimi e stabilizimi të metabolizmit të trupit, shkruan rrjeti Healthline.com
Tashmë shumë studime moderne konfirmojnë se agjërimi në forma ose periudha kohore të ndryshme, përmirëson kontrollin e sheqerit në gjak, që është një ndihmë serioze për diabetiket.
Një studim i vitit 2023 mbi 209 subjekte zbuloi se agjërimi në periudha relative për 3 ditë në javë uli rrezikun e diabetit tip 2, duke rritur nivelin e ndjeshmërisë ndaj insulinës, çka përmirëson transportin e glulozës nga gjaku në qelizat e trupit.
Kjo së bashku me uljen e sheqerit të marrë nga trupi gjatë agjërimit, ndihmon në zhdukjen e nevojës për sheqer dhe stabilizimin e niveleve të lëndës së dëmshme në gjakun e njeriut.
Një tjetër studim i vitit i vitit 2022 tregon se agjërimi në periudha të ndryshme, me ose pa ujë, reduktonte rrezikun e çdo sëmundjeje metabolike, siç janë gjendjet kronike të diabetit, sëmundjeve kardiovaskulare dhe ishemitë.
Agjërimi përmirëson shëndetin e njeriut duke eliminuar inflamacionet, të cilat janë procesi natyral i trupit për t’u mbrojtur nga infeksionet, por nëse ndodhin shpesh dëmtojnë shëndetin.
Studiuesit thonë se inflamacionet janë shkaku i sëmundjeve kronike si ato të zemrës, artriti dhe kanceri, ndërsa agjërimi redukton nivelet e inflamacionit me anë të reduktimit të proteinës se njohur si C-reactive.
Biologu Yoshinori Ohsumi ka marrë çmimin Nobel në 2016 për zbulimin e procesit trupor të njohur si “autofagia”, e cila nis pas rreth 24 orë agjërimi, kur trupi i njeriu automatikisht pastron, ha ose eliminon çdo qelizë të dobët, të sëmurë ose më pak të nevojshme, prej mungesës së ushqyesve nga jashtë.
Stresimi nga mungesa e ushqyesve të jashtëm nuk konsiderohet diçka negative pasi kjo në fakt risjell në aktivitet gjëndrat e shumta të trupit që shpesherë bllokohen ose mbyten nga ushqimi i tepërt.
Agjërimi është një nxitës i përkryer për riaktivizimin e gjëndrave të hormonit të rritjes, të tiroideve, të shpretkës, pankreasit dhe atyre te kokës, duke krijuar një metabolizën natyral në ambjentin trupor dhe rrjedhimisht shërim të sëmundjeve.
Një studim i vitit 2021 analizoi efektet e agjërimit në mjedisin e zorrëve dhe aparatit tretës të njeriut, ku u zbulua rritje e diversitetit të komunitetit të bakterieve tretëse, përfshi edhe speciet Christensenella, që lidhen me jetëgjatësinë e njeriut.
Studiuesit panë gjithashtu rritje të ‘sirtuinës’, proteina e lidhur me riparimin metabolik dhe gjithashtu e lidhur me jetëgjatësinë.
Studime të ngjashme te kafshët kanë zbuluar rezultate të ngjashme, çka do të thotë se dhimbja në dukje e mungesës së ushqimit, aktivizon në fakt të tjera mjete të panjohura të trupit të shkëlqyeshëm për të kompensuar mangësitë, dhe njëkoësisht duke shëruar sëmundjet.
Njerëzit mund të agjërojnë në stilet e diktuara nga besimi i tyre apo t’i përshtasin ato sipas stilit të jetesës së tyre, por është e rëndësishme të kenë prioritet këtë mjet të thjeshtë e të leverdishëm për ruajtjen e shëndetit.