Abuzuesi 56-vjeçar shqiptar “shtiret” si vajzë dhe kërkon foto intime në rrjet

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 01.03.2025, 12:19

Policia njoftoi sot se ka shpallur në kërkim një 56 vjeçar nga Lushnja, i cili me llogari të rreme në rrjetet sociale tenton të manipulojë të rinj e të reja për t’u dërguar foto intime.

Abuzuesi dyshohet se ka hapur një adresë në rrjetet sociale në emër të një vajze 26-vjeçare, me anë të së cilës komunikon me persona të ndryshëm dhe rrjedhimisht u kërkon foto intime e më pas i shantazhon.

Policia e Lushnjes nuk bënte te ditur identitetin por tha se hetimet dhe kërkimi i të dyshuarit vijon:

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike shpallën në kërkim shtetasin I. Ç., 56 vjeç. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit