Një aksident ka ndodh mbrëmë pas mesnatës në fshatin e Vjetër në Ferizaj.
Si pasojë e aksidentit ka vdekur Valbona Maliqi, 49-vjeçe. E ndjera ka ndërruar jetë në Emergjencën e Ferizajt, si pasojë e lëndimeve të marra.
Në aksident janë përfshirë dy vetura, një Golf dhe një BMW.
“Aksident trafiku në mes të dy veturave. Si pasojë e lëndimeve të marra në aksident, një femër kosovare ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në emergjencë”, thuhet në raportin e policisë.