Bashkia e Tiranës betonizon fushën sportive ‘Ali Demi’, mjetet e rënda mes fëmijëve në park

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 01.03.2025, 12:00

Qytetarë të skandalizuar të Tiranës raportuan sot sesi bashkia e qytetit po tenton të betonizojë parkun sportiv dhe shlodhës të fushës së Ali Demit, për të ngritur pallate.

Imazhet e dërguara në redaksi tregojnë mjetet e rënda që pushtojnë hapësirat e parkut ku luajnë fëmijë, ndërsa policia bashkiake nuk ndërhyn ndaj tyre, edhe pse shfaqet menjëherë kur mund të vendosë gjoba ndaj qytetarëve për motive nga më vulgaret.

Zhvillimi është një dëshmi sesi zyrtarët e bashkisë po tentojnë të gllabërojnë çdo hapësirë të lirë, të gjelbër ose çlodhëse për qytetarët, për ta kthyer në beton helmues dhe apartamente “kafaze”, duke burgosur çdo ditë e më shumë njerëzit.

Banorët e zonës Ali Demi shkruajnë se nuk dinë ku të drejtohen pasi bashkia e qytetit duket qartë që nuk mbron interesat e tyre:

“Pershendetje ... vetem ju keni ngelur ku mund te ngrem zërin. Ja dhe kompleksit sportiv Ali Demi i erdhi fundi per tu zevendesuar me pallate ... keqardhje dhe vuajtje per ket vend qe nuk po marim vesh pse dashka kaq shume beton dhe sa me pak ambjente shplodhese dhe sportive.. Faleminderit nese e postoni.

“Kan futur mjetet e renda ne ambjent publik brenda petonales ku luajn femijet dhe po shkaterrojn kompleksin Ali demi. Kompleksi eshte privat besoj eshte e drejta tyre te bejn cte duan por perdorimi i ambjenteve publike ... me parku nje makin vjen policia bashkiake per 2 min, ndersa kur fusin vinxhat ne ambjentet e fëmijëve, ska polici bashkiake.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit