Ky është burri që vdiq në QKUK pasi ra nga një objekt ndërtimi në Lipjan

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 01.03.2025, 11:45

Ka vdekur në QKUK personi që ishte rrëzuar nga një ndërtesë derisa po punonte më 25 shkurt.

53-vjeçari, Fehmi Kozhani ishte rrëzuar në vendin e punës në Lipjan, e më pas ishte dërguar për trajtim në QKUK.

Policia pati arrestuar pronarin e objektit.

“Viktima mashkull kosovar, i cili ishte në trajtim mjekësor në QKUK, ka ndërruar jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit