Në seancën e fundit të Kuvendit, deputeti i PS-së, Petro Koçi, ka bërë një deklaratë interesante dhe paksa të çuditshme lidhur me drejtësinë dhe përgjegjësinë.
Ai ka theksuar se edhe Perëndia, nëse gabon, duhet të dënohet, por ky dënim duhet të vijë nga Zoti. Koçi ka vazhduar duke theksuar se çdo politikan që shpërdoron financat dhe pushtetin duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e tij dhe të dënohet.
“Çështja e drejtësisë. Unë e kam thënë edhe perëndia po të gabojë duhet të dënohet, le ta dënojë Zoti. Dhe natyrisht çdo lloj politikani, i çdo lloj niveli duhet të dënohet kur shpërdoron financat dhe pushtetin” – tha Koçi.
Se çfarë ka pasur ndërmend deputeti socialist kur tha se Perëndinë duhet të dënojë Zoti, nuk dimë ta themi, por deklarata të tilla vënë në pikëpyetje përfaqësuesit e shqiptarëve në Kuvend.