Mermeri dekorativ i rrugëve të Durrësit shpërbëhet pa u inaguruar mirë

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 01.03.2025, 11:28

Qytetarë të Durrësit denoncuan sot standardet e mjerueshme të ndërtimit të veprave të reja në qytetin turistik, të cilat prej mungesës së përgjegjësisë nisin të shpërbëhen pak pas ndërtimit.

Në pamje shihen pllakat e rrëzuara të mermerit të urës dekorative të autostradës në qendër të qytetit, që në vend të shtojë bukurinë e dinjitetin kthehet në një dëshmi të neglizhencës dhe korrupsionit të autoriteteve.

Pershendetje ja si bien pllakat e mermerit cdo gje jasht standarti”, shkruan qytetari i zhgënjyer nga pamja.

Shqiptarët kanë denoncuar shpesh punime të nxituara, abuzive ose 'elektorale' nga zyrtarët bashkiakë, që prej mungesës së korrektësisë dhe dhënies së llogarisë, shpesh nuk plotësojnë standardet e reklamuara të sigurisë dhe estetikës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit