Kush meriton të quhet “Heroi i Muajit Shkurt”?

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 01.03.2025, 10:20

Lista e kandidatëve vijon si më poshtë:

  • Laçjanët diss bashkisë, shtrojnë rrugën me paratë e tyre.

Banorët e fshatit Fushë-Gjorem morën iniciativën për të shtruar me paratë e tyre rrugën e fshatit e cila prej vitesh është lënë në harresë nga pushteti vendor.

  • I riu largon nga rruga qenin e ngordhur nga rruga

Një i ri në Maqellarë të Dibrës ka larguar një qen të ngordhur nga rruga. Edhe pse qeni kishte disa ditë që kishte ngordhur, askush nuk ishte kujtuar për ta larguar dhe shmangur përhapjen e infeksioneve.

  • Qytetarja gjen zarfin me paratë e pensionit dhe e dorëzon në polici.

Një qytetare zemërmirë gjeti zarfin e një pensionisti në rrugë dhe vendosi ta dorëzonte në Komisariatin nr.1 pasi edhe pse vlera e tyre ishte e vogël, për një pensionist ato vlejnë shumë.

  • Golden Eagle dhuron 5000 euro për Amarildon me leucemi

Fondacioni “Golden Eagle” ka dhuruar 5000 euro për Amarildon, 16-vjeçarin i cili vuan prej vitesh nga leucemia akute. Sëmundja po agravon me ritme të shpejta dhe për kurimin urgjent të tij, “Golden Eagle” vendosi të kontribuojë, ashtu siç bën në shumë raste.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit