Lista e kandidatëve vijon si më poshtë:
Mbrëmjen e 1 shkurtit, Hekuran Gjoni, 74-vjeç vrau me thikë djalin e tij 37 vjeçar, Asimin. Ngjarja ndodhi te zona e ‘Kodrës së Priftit’ në periferi dhe dyshohet se djali e tallte të atin, derisa më pas ky i fundit mori thikën dhe qëlloi të birin. Djali ndërroi jetë në spital duke mos i rezistuar plagëve të marra.
Një grua dhe djali i saj dhunuan një person me aftësi të kufizuara në zonën e Kompleksit "Malezjani", pas terminalit Veri-Jug në Tiranë. Pas procedimit penal, gruaja deklaroi se 28-vjeçari me aftësi të kufizuara e ka ofenduar dhe kërcënuar.
Dy vajza të reja, u arrestuan në Korçë pasi u zbulua se ishin administratoret e faqes famëkeqe në Instagram, “L*viret e Korçës”, e cila publikonte materiale denigruese dhe bullizuese ndaj adoleshentëve të qytetit.
Disa të rinj kanë tallur një të moshuar në mes të rrugës dhe e kanë transmetuar ngjarjen live në TikTok. Videoja, e publikuar shkaktoi reagime të forta në rrjetet sociale, ku qytetarët dënuan këtë akt të shëmtuar dhe mungesën e respektit ndaj të moshuarve.
Gjatë këtij muaji, Drejtoresha e Spitalit Rajonal të Dibrës, ka qenë në qendër të vëmendjes, jo për punën apo kushtet e spitalit që drejton, por për dhunën që ushtroi ndaj shefit të financës, Shaban Uklala dhe terrorit ndaj punonjësve, skandale të denoncuara publikisht nga JOQ ALBANIA.
Paraditen e 18 shkurtit, 34-vjeçari Kole Manaj qëlloi me pistoletë bashkëjetuesen e tij, Anila Ndoka dhe duke menduar se e kishte vrarë, vrau edhe veten e tij. 44-vjeçarja qëndroi 5 ditë në spital, por nuk mundi të mbijetonte për shkak të plagës së marrë në kokë.
Pak ditë më parë një video shqetësuese mbërriti në redaksinë e JOQ Albania, ku dy adoleshentë shiheshij duke keqtrajtuar mizorisht një mace. Pamjet shkaktuan zemërim të madh, pasi tregonin një akt të pastër dhune ndaj një kafshe të pafajshme.
Altin Gjergji, drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) në Lezhë, vijon t’u nxijë jetën punonjësve, duke rënduar kushtet e punës dhe duke injoruar etikën e institucionit. Edhe té shtunën ai detyron punonjësit të shkojnë në punë, ndërkohë që lëshon fare gojën me ofendime e kërcënime.
Një denoncim i publikuar në JOQ nga i banorët e Bathores për gjendjen e rrugës “Argjinatura” duket se nuk i ka pëlqyer aspak kryetarit të Bashkisë Kamëz, Rakip Suli. Kur qytetarët i kanë treguar denoncimin, ai ka reaguar ashpër duke thënë se sa të jetë vetë kryetar i Kamzës, nuk do ta rregullojë këtë rrugë, edhe pse plani ka qenë që brenda 2025 të mbyllet si punim.