“Edhe dorezat e mjekëve i blejmë vetë”, pacientët në Spitalin e Shkodrës në mëshirë të fatit

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 28.02.2025, 19:32

Në reanimacionin e spitalit të Shkodrës, familjarët e pacientëve po detyrohen të blejnë vetë çdo mjekim që nevojitet për të afërmit e tyre.

Antibiotikët, serumet dhe madje edhe dorezat për infermierët nuk ofrohen nga spitali, por familjarëve u jepen receta për t’i blerë në farmacitë private.

Familjarët kërkojnë që institucionet përgjegjëse të marrin masa dhe të sigurojnë mjekimet e domosdoshme për pacientët.

Mesazhi i qytetarit:

“Kam një familjar të shtruar në reanimacionin e qytetit të Shkodrës, ku çdo mjekim, duke filluar nga antibiotikët, serumet dhe deri te dorezat për infermierët, duhet t’i blejmë ne familjarët në farmacitë jashtë spitalit. Mjekët thonë se nuk ka mjekime për pacientët dhe na japin receta, duke na vënë përpara zgjedhjes: nëse duam që i afërmi ynë të mjekohet, duhet t’i blejmë vetë ilaçet, sepse spitali nuk ka.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit