Bie “WhatsApp”, përdoruesit nuk mund të dërgojnë mesazhe

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 28.02.2025, 17:40

WhatsApp ka pësuar një ndërprerje të shërbimit për mijëra përdorues në mbarë botën, duke i lënë ata të paaftë për t’u identifikuar ose për të dërguar mesazhe në aplikacion dhe versionin e tij në ueb.

Sipas raportimeve të The Mirror, problemi ka prekur të paktën 62,000 përdorues, me shumicën e tyre të përqendruar në Londër. Ndërprerja është reflektuar edhe në të dhënat e faqes Downdetector, e cila monitoron problemet teknike të platformave online.

Përdoruesit janë ankuar për vështirësi në qasjen dhe funksionimin e aplikacionit, ndërsa ende nuk ka një deklaratë zyrtare nga WhatsApp për shkakun e ndërprerjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit