Njerëzit mendojmë se kanë nën kontroll shëndetin e tyre, por korporatat milionere që u shesin atyre përditë kimikate të përjetshme, mjekime e produkte naftaline apo ushqime të ultra-përpunuara, kanë një rol shumë më të madh në këtë çështje, shkruajnë Dr Nick Chartres, studiues i Universitetit të Sydney dhe bashkëautorja Lisa Bero, profesoreshë e Universitetit të Colorado në SHBA.
Njerëzit mendojnë se mund të përmirësojnë shëndetin e tyre duke shkuar në palestër, duke blerë ushqime me etiketa ‘bio’, duke ruajtur ‘higjenën’ apo duke u vaksinuar, por për fat të keq kjo është shumë larg të vërtetës.
Faktorët që kanë më shumë influencë në shëndet janë jashtë kontrollit tonë të drejtperdrejt, veçanërisht produktet e konsumit të përditshëm që na sëmurin ose na vrasin ngadalë, të prodhuara nga kompanitë e mëdha.
Për shembull ne dhe familjet tona ekspozohemi prej dekadash ndaj kimikateve të përjetshme, ose metaleve, që me kalimin e viteve akumulohen në trupin tonë, deri sa ta bëjnë atë të falimentojë.
Ekspozimi ndaj plastikave, ushqimeve të përpunuara, alkoolit apo duhanit llogaritet se është shkaku i një në çdo tre vdekje në të gjithë botën, shkruan rrjeti shtetëror australian Sydney.edu
Kjo ndodh sepse kompanitë milionere dinë të fshehin dëmin që produktet e tyre shkaktojnë, duke parandaluar që ne të mbrojmë veten dhe familjen tonë.
Mendoni si janë bërë kaq të përhapura kimikatet plastike, aq sa mikroplastikat tashmë gjenden dhe në dëborën e maleve më të larta.
Dokumente të prodhuesit më të madh të plastikës nga nafta, DuPont tregojnë se korporatat e fuqishme përdorin taktika të sofistikuara për të fshehur informacionin ose kërkimet e vërteta mbi efektet e produkteve të tyre.
Ashtu si dikur kompanitë e mëdha të duhanit, edhe ato të plastikave 3M e DuPont kanë interesa financiare për fshehjen e provave shkencore dhe këtë e mbështesin e rryshfete miliardere për të marrë mbështetjen e politikave e mediave, si në rastin e produktit famëkeq Teflon me të cilin vishnin enët e kuzhinës, duke thënë se “ndalon ngjitjen dhe është i sigurt”..
Veshja e tiganëve Teflon e cila është shkumë anti-zjarr ose materiale të tjera kancerogjene kundër ngjitjes, në vitet 2000 ishte akumuluar në gjakun e njerëzve 20 herë më shumë se niveli ‘i padëmshëm.’
Që në vitin 1961, vetë toksikologu i DuPont raportoi se materiali “i sigurt” zmadhonte mëlçine e kavjeve edhe me dosa të vogla, prandaj duhej ndaluar.
Por 3M e DuPont nuk dëshironin të bënin publike dëmet e produkteve të tyre.
Kompani të tilla zotërojnë miliarda dhe rrjedhimisht pushtet të gjerë prandaj konsumatori duhet të jetë vigjilent dhe i informuar, e jo të besojë të gjitha fjalët e një reklame televizive.
Shumë korporata të mëdha vazhdojnë të shpenzojnë shuma të mëdha në studime për të nxjerrë rezultate të favorshme për produktet e tyre, si në fushën e biznesit, farmaceutikës, ushqimit dhe të tjera.
Megjithëse në 2010 në SHBA u miratua ligji për transparencën e shpenzimeve të farmaceutikës për influencimin e doktorëve në ilaçet që njerëzit duhet të përdorim, problemi mbetet i përhapur, siç u tregua me shpenzimet dhe pasurmin marramendës të doktorëve e farmaceutikës në kohën e epidemisë K ovid.
Hapat për transparencë nuk janë të thjeshta por individët dhe komuniteti duhet të shtynë sa më shumë për të drejtat e tyre të informimit, për të ndaluar shitjen e produkteve të rrezikshme ose vrasëse nga këto kompani, shkruan Sydney.edu