Kjo është palestinezja, e cila dyshohet se u vra nga bashkëshorti në Tiranë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 28.02.2025, 16:44

Kjo është 24-vjeçarja palestineze, Rayyan Alwan, e cila u gjet e pajetë në një apartament me qira në rrugën “Gjon Muzaka”. Pronari i banesës e zbuloi trupin e saj më 27 shkurt, pasi nuk i kishte parë prej ditësh. Viktima kishte plagë të shumta me mjet prerës, ndërsa në dhomë nuk u gjetën dokumente apo sende personale të saj, përveç 10 centëve.

Bashkëshorti i saj, Fadi Alwan, 49 vjeç, dyshohet si autori kryesor i krimit. Sipas hetimeve, ai është larguar menjëherë pas ngjarjes, duke marrë me vete çdo gjë, përfshirë celularin e viktimës. Policia beson se ai ka kaluar kufirin dhe po punon intensivisht për ta lokalizuar dhe arrestuar.

Autoritetet janë në procesin e përcaktimit të saktë të kohës së vrasjes dhe analizimit të provave të sekuestruara. Ndërkohë, ngjarja ka tronditur opinionin publik dhe ka ngritur shqetësime mbi sigurinë e identifikimit të të huajve që qëndrojnë me qira në Shqipëri.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit