Uji mbulon rrugët e shkatërruara mes pallateve në qendër të Durrësit, bashkia fshihet

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 28.02.2025, 15:33

Banorë të zemëruar të qendrës së Durrësit denoncuan sot në redaksi gropa e pellgje uji që mbulojnë prej vitesh disa nga rrugët e brendshme të qytetit.

Në zonën pranë zyrave të Ujësjellësit, shihet sesi gropat gjigante dhe uji ka mbuluar të gjithë gjerësinë e disa prej rrugeve mes pallateve.

Banorët tregojnë sesi ata dhe fëmijët e tyre duhet të sfidojnë përditë gurët e rrugëve të pashtruara dhe ujin që i mbulon ato për të shkuar në punë e në shkollë, si pasojë e neglizhencës së zyrtarëve për të bërë detyrën.

Qytetarët tregojnë se janë interesuar te autoritetet për t’i vënë në dijeni por asnjë reagim nuk është parë prej tyre.

Ata dënojnë gjithashtu mungesën e dinjitetit të zyrtarëve partiakë që megjithë neglizhimin e detyrimeve ndaj komunitetit, në kohë fushate elektorale nuk e kanë problem të kërkojnë votën me gënjeshtra dhe premtime të tjera boshe.

Denoncimi:

“Pershendetje jeta eshte qejf, shikojeni se çfare behet ne Durres, prane Ujesjellesit, duan dhe vota keta maskarenj, ju lutem a mund ta postoni qe te behet problem dhe ta shtronje kete cope rruge se kemi femije te vegjel me karroca dhe nuk kemi ku te kalojme, mire ne vet por femijet çfare faji kan qe te tronditen duke ecur neper cepa plot gura se ne mes jane gropa te mbushura me uje Ju faleminderit shume nese e postoni Ju jam shume mirënjohëse”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit