Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Tiranë, ku një vajzë 25-vjeçare ka plagosur me thikë të dashurin e saj. Sipas policisë, konflikti mes çiftit ka ndodhur për motive të dobëta, dhe i riu ka marrë lëndime të lehta.
Pas ngjarjes, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 2 kanë referuar materialet në Prokurori, e cila ka nisur procedimin ndaj vajzës në gjendje të lirë.
Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të incidentit.