Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico ka kritikuar Bashkimin Evropian duke thënë se demokracia e tij ‘nuk funksionon më'.
Në intervistën me Mario Nawfal në rrjetin X, Fico dënonte trajtimin nga BE të çështjes së anulimit të zgjedhjeve presidenciale në Rumani, duke e quajtur një provë të qartë të mungesës së demokracisë në bllok.
“Jam shumë i zhgënjyer që BE pranoi qetësisht anulimin e zgjedhjeve në raundin e parë të presidencialeve në Rumani. Në momentin që zgjedhjet fitohen nga dikush që nuk duhet të fitonte, ata sulmohen me masa të paprecedenta”, tha Fico duke sugjeruar zgjedhje të kontrolluara në bllok.
Komentet e Fico erdhën në të njëjtën ditë kur u arrestua kandidati presidencial rtumun Călin Georgescu, çka shtoi më shumë shqetësimet për diktaturë të brendshme në BE.
Lideri sllovak shprehu miratimin e tij për një fjalim të fundit të zv. Presidentit amerikan JD Vance, i cili në konferencën e sigurisë në Munih kritikoi anulimin e zgjedhjeve në Rumani dhe paralajmëronte për tkurrje të vlerave demokratike në Evropë.
“Si mund të anulohet raundi parë i zgjedhjeve presidenciale dhe të pretendosh se gjithçka është në rregull? Prandaj dhe JD Vance ka të drejtë kur thotë se kemi probleme me vlerat demokratike”.
Përveç Rumanisë, Fico akuzon BE se ka bërë të heshtin disa zëra disidence në të gjithë bllokun.
“Në momentin kur ke një opinion që është atij të rrymës së gjerë, ata përpiqen të të likujdojnë”, tha më tej Fico, duke përmendur tentativën e vrasjes kundër tij dhe kritikat për opinionet mbi luftën në Ukrainë, shkruan rrjeti BrusselSignal.
Argumentet e tij përputhen me komente nga disa eurodeputetë që akuzojnë BE për heshtje të zërave të disidencës me pretekstin e “dezinformacionit”.
Eurodeputeti grek Fidias Panayiotou, shkruante në rrjetin X: “Modeli rumun i përmbysjes së zgjedhjeve kur rezultati nuk është i prituri, tani po përhapet dhe në Gjermani. Në BE po përhapet shpejt virusi i besimit se ‘armiqtë e demokracisë munden duke ndaluar demokracinë’”.