Procedohet penalisht Irini Shehu, pasi i çau ballin ekonomistit vijoi të kërcënonte infermierët

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 28.02.2025, 14:44

Ditën e djeshme të tjera denoncime erdhën në redaksinë tonë ku na shpjegonin se Irini Shehu vijon të ushtrojë presion te punonjësit edhe pse në media u tha se ajo ishte shkarkuar nga detyra.

Më shumë se dhjetë persona, pjesë e personelit të spitalit, kanë kallëzuar ish drejtoreshën për dhunë psikologjike. Pas këtyre veprimeve Policia e Dibrës ka referuar në Prokurori materialet procedurale për ish-drejtoreshën e Spitalit Rajonal të Dibrës, Irini Shehu, 44 vjeçe, e dyshuar për veprën penale të “Përndjekjes”.

Sipas hetimeve paraprake, Shehu akuzohet se ka përndjekur disa punonjës të spitalit, ngjarje e cila ndodhi ditën e djeshme. Autoritetet nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme mbi natyrën e përndjekjes apo motivet e saj.

Shehu, e cila dhunoi shefin e Financës së spitalit ditë më parë, u largua nga detyra pas denoncimit ndaj saj.

Materialet procedurale tashmë i janë dorëzuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, e cila do të vijojë me hetimet për rastin.

Denoncimi i qytetarit

Përshëndetje! Kam qënë në spitalin e Peshkopisë këtë javë për problemet e mia, është një tmerr i vërtet. “Ish” drejtoresha e spitalit vjen çdo ditë duke kërcënuar punonjësit me vendin e punës. Sot përfundoi në polici me një nga punonjeset që e kërcënoi me vend pune. Koordinatorët e spitalit qe janë me vendim punojnë në recepsionin e spitalit e sa e sa shkelje të tjera që bëhen. Me sa di unë një drejtoreshe e shkarkuar nuk ka të drejtë mbi punonjësit më. Ca do behet me këtë spital?? A do ketë zgjidhje ndonjëherë? Janë njerëz mbi të gjitha dhe ato punonjës spitali.

Vazhdon akoma me dhune psikologjike ndaj personelit. Sot kanë qenë në polici për denoncim mbi 10 infermiere dhe shteti s’po reagon akoma

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit